Kush jemi ne?
Tashi sh.p.k. me një eksperiencë të gjatë në industrinë e baterive dhe e specializuar në këtë drejtim garanton zgjidhjen e gjithë problemeve të klientëve nëpërmjet produkteve që tregëton.
HISTORIKU
Tashi sh.p.k. u themelua në vitin 2005, si kompani e cila ofron bateri dhe vajra lubrifikantë të cilësisë më të lartë.
Që nga ajo periudhë, cilësia dhe shërbimi ka ardhur drejt përmirësimit të vazhdueshëm për t’i qëndruar me pranë klientit në kërkesat .
Gama e produkteve tona rritet çdo ditë, pasi edhe kërkesa e produkteve të reja në treg rritet. Ne ecim në një hap me tekonologjinë dhe ofrojmë produktet më të fundit të çertifikuara sipas të gjitha standardeve ISO.
MISIONI
Tashi sh.p.k. është krijuar me qëllim që t’i sigurojë klientit produktet më cilësore, t’i shërbej në mënyrë profesionale dhe të kulturuar.
Të plotësojmë nevojat e konsumatorit në çdo kohë, me efikasitet e profesionalizëm.

VIZIONI
Tashi sh.p.k. është në rritje të vazhdueshme dhe zgjeron gamën e produkteve në varësi të kërkesës së konsumatorit.
Duke përdorur eksperiencën dhe dedikimin ndaj punës, kompania synon të jetë përfaqesuesi më i mirë për klientët.
VLERAT
Cilësi dhe orientim ndaj klientit, profesionalizëm, përkushtim, përgjegjshmëria në punë, kultura e shërbimit